Nga nesër temepraturat bien për 10 gradë

Nga nesër deri të enjten, zona jonë do të preket nga masa ajrore  dukshëm më e ftohtë, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, njofton Drejtoria per pune hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë mesatare e fortë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat ditore do të ulen me rreth 10 gradë, dhe nga e enjtja temperaturat e mëngjesit do të jenë veçanërisht të ulëta, në disa vende më të larta ato mund të zbresin deri në 0 gradë.

Nga e premtja do të ketë një rritje të temperaturave ditore.