Zaev: Besoj se regjistrimi do të jetë i suksesshëm

Personalisht besoj se regjistrimi i popullsisë do të jetë i suksesshëm. Megjithatë të mos shpejtojmë, kemi edhe 10 ditë. Kemi hyrë në fazën e tretë, kanë mbetur edhe 15 ditë për tu regjistruar dhe besoj se regjistrimi do të jetë i suksesshëm. I falënderoj qytetarët që janë kyçur në proces dhe besoj se kështu do të jetë deri në fund të procesit, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.Zaev përkujtoi se mesatarisht në ditë regjistrohen afro 100 mijë persona, ndërkohë që është tejkaluar shifra prej 1 milionë qytetarë.