Shahpaska: Gjendja në çerdhe është stabile

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska deklaroi sot se gjendja nëpër çerdhet e vendit sa i përket koronavirusit është stabile dhe se nuk është vërejtur përhapje e virusit në këto institucione.Gjendja në çerdhe është stabile dhe tanimë një vit po qëndron sie tillë. Sot në mbledhjen e shtabit të krizës kam raportuar se vetëm 13 edukatore dhe të punësuar të tjerë në çerdhe janë pozitivë në gjithë shtetin dhe vetëm 9 fëmijë”, tha Shahpaska duke shtuar se në 7 ditët e kaluara inspektorët kanë mbikëqyrur zbatimin e protokolleve.