Ministria e Shëndetësisë me sqarime për vaksinimin me dozën e tretë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se duke filluar nga sot me dozën e tretë të vaksinës mund të vaksinohen, punonjësit shëndetësorë, qytetarët mbi 60 vjeç dhe personat të cilët kanë gjendje të kompromentuar shëndetësore, ndërsa te të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga rivaksinimi.

Gjatë javës së kaluar, siç theksohet, organizatat shëndetësore publike u informuan se punonjësit shëndetësorë pavarësisht moshës, mund të marrin dozën e tretë të vaksinës, në çdo pikë vaksinimi në vend.

Dozën e tretë të vaksinës mund ta marrin edhe qytetarët të cilët janë vaksinuar jashtë vendit. Ata, detyrimisht në pikat e vaksinimit, paraprakisht do të duhet paraqesin dokument të vlefshëm nga dy dozat e marra të vaksinës, që të evidentohen në sistemin kombëtar “Termini Im”. Doza e tretë e vaksinës mund të merret pa caktuar termin, siç është  dhe për dy dozat e para. Vaksinimi me dozën e tretë zbatohet në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet, ku në vijim është vaksinimi dhe rivaksinimi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.