Kupa e Maqedonisë e teta e finales: Shkëndija-Renova

Shkendija-Renova do të jetë ndeshja më interesante e të tetës së finales së Kupës në Maqedoni. Shorti i sotëm në ambientet e FFM vuri përballë dy skuadrat rivale të Tetovës, Shkëndija dhe Renova.

Shkupi do të takohet me Tikveshin, kurse Rabotniçki me Pelisterin. Po ashtu ndeshja mes Vardarit dhe Skopjes pritet të jetë mjaft interesante, kurse Akademia-Pandev do të takohet me Makedonija P.

Kupa e Maqedonisë e teta e finales (20. tetor 14.)

Shkëndija – Renova

Pelister -Rabotniçki

Vardar- Skopje

Bregallnica-Ohrid

Struga Trim Lumi- Borec

Shkupi-Tikvesh

Ak, Pandev – Makedonija GJ.P

Bellasica-Sileks