Shpërblimin Nobel në ekonomi për vitin 2021 e fituan David Card, Joshua D. Angrist dhe Guido Imbens

Gjysma e parë e shpërblimit i takoi profesorit David Card për kontributin e tij empirik në ekonominë e fuqisë punëtore. Gjysmën e dytë të shpërblimit Nobel e morën profesorët Joshua Angrist dhe Guido Imbens për kontributin e tyre metodologjik në analizën e marrëdhënieve shkak – pasojë.
Laureatët e këtij viti janë dëshmi se mund të gjenden përgjigje për çështje të rëndësishme, duke shfrytëzuar të ashtuquajturat eksperimente natyrore. Qasja e tre studiuesve shkaktoi revolucion në hulumtimet empirike, duke treguar se eksperimentet natyrore paraqesin burim të madh të njohurive të reja.