Vazhdohen masat për hyrje në Greqi

Dokument i obligueshëm për Kovid-19, formular PLF të plotësuar dhe test i detyrueshëm gjatë hyrjes në vend për ata që udhëtojnë me teste negativ, edhe më tej është parakushti për udhëtim në Greqi , sipas vendimit të ri ministror, që vlejnë edhe për shtetasit  e Maqedonisë së Veriut, ndërsa është vazhduar edhe për një javë, lajmëroi  korrespondentja e MIA-s në Athinë.Vendimi i ri qeveritar, “Parakushte për hyrje në vend që të kufizohet përhapja e Kovid 19”, tashmë është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë, ndërsa nuk ka ndryshime lidhur me atë të javës së kaluar, ndërsa ka hyrë në fuqi në orën gjashtë dhe do të vlejë deri të premten e ardhshme më 22 tetor.