Këto janë komunat me daljen më të ulët në RMV deri në orën 15:00

Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski deklaroi se deri në ora 15:00, jehona e votuesve në zgjedhjet lokale është  31,80 për qind, respektivisht kanë votuar 403.715 Ndërsa vendet me dalje më të ulët në zgjedhje lolakale të vitit 2021-të, në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 15:00 janë: “Gostivar me dalje 23,7 për qind, Dibër 23,15 për qind, Zhelinë 23,03 për qind, Bogovinjë 22,43 për qind, Saraj 21.35 për qind, Vraçishte 21.28 për qind, Mavrovo-Rostushë 21,12 për qind, Studeniçan 20,90 për qind, Likovë 19,99 për qind, Shutë Orizarë 19,15 për qind dhe Qendër Zhupa me 19.1 për qind”, tha Dashtevski.