Pendarovski në takim me Sendi: Hungaria dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim të mirë ushtarak

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Hungarisë, gjeneral-nënkolonel Romolus Rusin – Sendi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të presidentit, në takim ishte theksuar se bashkëpunimi ushtarak ndërmjet ushtrive të të dyja shteteve është shembull pozitiv për bashkëpunim, si anëtare të plotfuqishme të NATO-s dhe u bisedua për avancimin dhe thellimin e saj në të ardhmen.