Gjobiten 154 shoferë në Shkup

Ministria për punë të brendshme gjatë ditës së djeshme (19.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 154 gjoba.

Janë gjobitur 65 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 27 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 29 për parkim të parregullt.