Raporti i KE-së konfirmon zbatimin e reformave të BE-së, shkruan Zaev në Facebook

Ambasadori i BE-së David Geer sot ia dorëzoi raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, i cili konfirmon plotësisht progresin për të cilin jemi përkushtuar, kështu shkroi kryeministri Zoran Zaev në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Më ketë rast kryeministri i vendit theksoi se raporti nxjerr në pah zbatimin e vendosur dhe vendimtar të reformave të BE-së, veçanërisht në fushat kryesore si sundimi i ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Mbi këtë bazë, raporti rekomandon fillimin e menjëhershëm të negociatave të pranimit dhe konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit gjatë presidencës sllovene. KE në raport thekson se reformat janë të vazhdueshme dhe një proces i gjatë të cilat nuk duhet të ndalojnë dhe e cila kërkon angazhim si nga opozita ashtu edhe nga pjesët e tjera të shoqërisë”, shkroi në FB Zoran Zaev, kryeministër.