35% e popullsisë janë imunizuar me dy doza

Gjithsej  800,103 qytetarë janë vaksinuar me një dozë ndërsa 764,953 janë rivaksinuar. Dozën e tretë e kanë pranuar 1,292 qytetarë, transmeton TV21.

Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza janë imunizuar 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara 35% e popullsisë në vend janë imunizuar me dy doza të Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të MSh, më së shumti të vaksinuar ka në qytetet e Ohrit, Kavadar, Negotinë, Gjevgjeli dhe Resnjë. Ndërsa më së paku  të vaksinuar aktualisht ka në Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish./