Sheqerinska në Bruksel në mbledhjen e parë me prani fizike të ministrave të NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot dhe nesër në selinë e Aleancës në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit veriatlantik të NATO-s, organizuar me prani fizike për herë të parë pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, njofton AIM.

Sheqerinska dhe ministrat e mbrojtjes të aleatëve të sesioneve të Këshillit veriatlantik do të marrin vendime, të cilat do ta ashpërsojnë sigurinë e Aleancës dhe mbrojtjes kolektive, ndërsa do të bisedojnë edhe në shumë tema, mes të cilëve edhe sfidat gjeostrategjike për Aleancën, gjendjen e Afganistanit dhe bashkëpunimi me BE-në dhe partnerët, me të cilët Aleanca dhe vendet anëtare ndajnë vlera të përbashkëta, kumtoi MM.Në Bruksel, Sheqerinska do të takohet edhe me drejtorin e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm, Stefano Sanino. Delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes, në selinë e NATO-s do të takohet edhe me përfaqësues të NATO-s – agjencitë për furnizime, ku do të bëhet fjalë për vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë, të përhershëm dhe efikas në Qendrën për mbështetje të kompanive në Ministrinë e dy agjencitë e NATO-s me qëllim të efikasitetit më të madh në mbështetje të kompanive vendore për pjesëmarrje në NATO-furnizimet.