Sela dhe Memedi takohen me Zaevin: Ja pika jonë e përbashkët!

Sela dhe Memedi takohen me Zaevin: Ja pika jonë e përbashkët!

Kryetarët e dy partive shqiptare LR-PDSH dhe RDK, Ziadin Sela dhe Vesel Memedi u takuan sot me kryetarin e LSDM, Zoran Zaev në hotelin "Aleksandar Palace" në Shkup.

Teme e diskutimeve ishin ngjarjet politike në vend dhe qëndrimet e këtyre partive.

"Me të drejtë shumë prej jush pyesni veten se pse ky takim?! Nëqoftëse nga njëra anë janë bërë bashkë 3 subjekte politike dhe 3 liderë politikë , që t’i manipulojnë dhe t’i vjedhin e votat, është shumë normale që nga ana tjetër të ketë një reaksion për një bashkërendim të aktiviteteve, në mënyrë që vjedhja e legjitimitetit të pengohet. Prandaj, në drejtim të kësaj sot kemi takimin e parë me përfaqësuesit e LSDM-së. Nuk kemi parapëlqyer asnjëherë të kemi takime të fshehta. Takimet i bëjmë publike transparente pasi mendojmë që transparentë duhet të jemi edhe për qytetarët, të cilët pretendojmë t’i përfaqësojmë. Jemi për zgjedhje me standarde dhe kjo është pika e përbashkët e të gjitha partive politike, të cilat janë opozitare dhe në emër të kësaj ne do të japim kontributin tonë si Aleancë për Shqiptarët, në mënyrë që legjitimiteti që do të fitohet të jetë i pastër dhe i pakontestueshëm", ka deklaruar Ziadin Sela pas takimit.