Rexhepi: Nëse do na informonin në kohë do i ndalonim ikjet drejt Sirisë

Rexhepi: Nëse do na informonin në kohë do i ndalonim ikjet drejt Sirisë

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thene se, shtetasit e Maqedonisë nuk do të shkonin në Siri nese më parë do të merreshin masa dhe do të njoftohej BFI-ja.

Sipas tij, numri prej 130 personash që kanë shkuar nga Maqedonia në Siri nuk është i saktë.

"Unë nuk besoj se ka aq, duke pasur parasysh atë se numrin e saktë askush nuk e di, vetëm manipulohet", është shprehur Rexhepi.

"Nëse organet shtetërore kompetente për punë të tilla e dinë se sa njerëz kanë ikur, unë nuk e di çka është ndërmarr nga ana e tyre për t`i penguar dhe pse ne si një Bashkësi Fetare Islame me ndikim në raport me Islamin dhe muslimanët në Maqedoni, pse të mos informohemi dhe besoni se ne do të veprojmë në mënyrë preventive dhe zëri i jonë do të dëgjohej", shtoi kreu i BFI-së.