MASH shpall konkurs për bursa për studime për gjuhën e vjetër turke

MASH shpall konkurs për bursa për studime për gjuhën e vjetër turke

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për ndarje të 20 bursave të plota për studime deridiplomike dhe pasdiplomike për mësim të gjuhës së vjetër turke në ndonjërin nga universitetet botërore në të cilët ka katedra për studime osmane.

MASH viti i tretë me radhë e shpall konkursin përmes të cilit gjatë dy viteve të kaluara kanë marrë bursë nëntë kandidatë - katër në studime deridiplomike dhe pesë në pasdiplomike. Afati për paraqitje në konkursin e ri, për vitin akademik 2016/2017, do të zgjasë deri më 30 shtator. Bursa është e plotë dhe i mbulon të gjitha shpenzimet e studimit dhe për qëndrimin e kandidatit në vendin ku ka zgjedhur të studiojë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski pret që interesi të jetë edhe më i madh dhe të aplikojnë më shumë kandidatë, duke nënvizuar se në pajtueshmëri me kriteret e e konkursit, pas përfundimit të studimeve ata kanë të garantuar vend pune në ndonjërin nga institucionet shtetërore të cilët posedojnë materiale në gjuhën e vjetër turke, si Arkivi shtetëror i RM-së, ASHAM-i, Instituti për histori kombëtare.

"Për Republikën e Maqedonisë është jashtëzakonisht e rëndësishme njohja e gjuhës së vjetër turke ose osmane, për shkak se ka një numër të madh të dokumenteve arkivore të cilët janë në territorin e RM-së, por edhe dokumente arkivore nga Turqia të cilët u dedikohen të dhënave kadastrale dhe ose historike për periudhën kur Maqedonia ka qenën nën perandorinë osmane. Para se të fillonin me bursimin, në Maqedoni kishte dy apo tre persona të cilët arrijnë t'i lexojnë. Në pajtueshmëri me projeksionet e para, nga dhjetë deri në 20 persona të cilët komplet do të trajnohen dhe do ta njohin gjuhëne vjetër turke, do të ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për përkthim të këtyre dokmenteve", deklaroi Ristovski.

Theksoi se dy persona të cilët kanë fituar bursë për studime pasdiplomike në konkursin e parë pritet që këtë verë të kthehen në Maqedoni dhe të kenë angazhim në punë. Ata po i përfundojnë studimet e masterit në Universitetin e Sofjes. Krahas në Sofje, ka edhe kandidatë të interesuar për studime osmane në universitetet në Sarajevë dhe Stamboll.