Përfundoi projekti "Propovim i kompetencave të ombdusmanit dhe përforcimi i kapaciteteve të institucioneve

Përfundoi projekti "Propovim i kompetencave të ombdusmanit dhe përforcimi i kapaciteteve të institucioneve

Në organizim të Zyrës së Avokatit të Popullit në partneritet me Këshillin e Ombdusmanit nga Austria dhe Instituti austriak për të drejtat e njeriut "Ludvig Bocman" gjatë tetë muajve të fundit u zbatua tuining projekti për "Promovimin e kompetencave të Avokatit të Popullit dhe përforcimit të kapaciteteve institucionale".

Qëllimi i projektit, siç tha në konferencën e sotme për shtyp Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ishte që të përforcohen kompetencat dhe kapacitetet e Zyrës së ombdusmanit.

"Në periudhën e kaluar e hulumtuam gjendjen me përfshirjen e fëmijëve romë në procesin arsimor në Maqedoni, i identifikuam problemet me fëmijët në rrugë, dhe e bëmë ndoshta edhe njërën nga hulumtimet më të gjera për gjendjen e përfshirjes së fëmijëve me autizëm në e arsimit e rregult", theksoi Memeti.

Të gjitha hulumtimet, siç tha, e pasqyrojnë gjendjen në këto sfera dhe japin një fotografi reale për atë se si shkelen të drejtat e këtyre personave dhe në cilin drejtim duhet të zhvillohen masat me qëllim që të tejkalohen dobësitë.

Me këtë rast Memeti theksoi se Maqedonia gjendet në rutën ballkanike të migrantëve dhe se çdo ditë nëpër territorin e saj kalojnë mijëra persona. "Nga këto shkaqe në këtë projekt së bashku me Mekanizmin parandalues kombëtar janë bërë vizita në Qendrën për të huaj dhe në Qendrën për azilkërkuesit me qëllim që të verifikohet gjendja e respektimit të të drejtave të personave të vendosur në këto institucione, trajtimin që e marrin, si dhe nevoja e mbrojtjes së tyre", tha Avokati i Popullit.

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian Aivo Orav theksoi se njohja e dinjitetit njerëzor dhe e të drejtave të njeriut të të gjitha njerëzve është bazë e lirisë, drejtësisë, përparimit dhe e paqes në botë.

"Për fat të keq shumë njerëz në botë duke e përfshirë edhe këtë rajon ende nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat themelore që u takojnë", tha Orav. Theksoi se Zyra e Avokatit të Popullit luan një rol të rëndësishëm në realizimin e të drejtave të njeriut pasi u jep zë dhe fuqi individëve në marrëdhëniet e tyre me institucionet.

Euroambasadori Orav theksoi se më shumë drejtësi dhe më shumë të drejta për qytetarët në shoqëri do të sjellin deri në prosperitet më të madh, paqe dhe mundësi, dhe në fund, edhe fat më të madh për qytetarët.

Ambasadorja e Austrisë Renate Kobler rikujtoi se në kuadër të projektit u mbajtën disa tryeza të rrumbullakëta kushtuar fëmijëve në rrugë, si dhe për përfshirjen e romëve dhe të fëmijëve me autizëm në procesin e rregullt arsimor, për të cilën ka pasur shumë interesim.

Projekti, siç tha kryesuesi i Këshillit të ombdusmanit të Austrisë Gertrude Brinek mundësoi këmbimin përmes praktikantëve, si dhe shkëmbim të diskutimeve në baëafaqim me sfidat e përditshme në përpunimin e parashtresave për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Sipas Brinek nevojitet të sigurohet niveli i mjaftueshëm në financimin me qëllim që të angazhohet kuadër përkatës i kualifikuar për tejkalimin e problemeve.

Projekti u zbatua me mbështetje financiare nga fondet e Bashkimit Evropian.