Tre të mbijetuar të aksidentit, pritet të kthehen në Shkup

Edhe tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të lënduar në aksidentin tragjik të autobusit në autostradën “Struma” të Bullgarisë, pritet të lëshohen sot nga spitali “Pirogov” dhe të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.Të shtunën, dy nga të lënduarit u transferuan në Shkup, dhe janë në gjendje stabile shëndetësore.Nga spitali “Pirogov” bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve është stabile dhe se po ekzaminohen vazhdimisht. Ndryshe, gjatë kësaj jave pritet që të gjithë të lënduarit të transferohen në Shkup.