Heritage: Maqedonia është vend me liri ekonomike të pjesshme

Heritage: Maqedonia është vend me liri ekonomike të pjesshme

Maqedonia mbetet në kategorinë e vendeve me ekonomi mesatarisht të lira dhe renditet në vendin e 47 nga 166 vende të renditura, shkruhet në indeksin e lirisë ekonomike të lëshuar sot dhe të përgatitur nga "Heritage" dhe "Wall Street".

Maqedonia ka gjithsej një rezultat të përgjithshëm prej 67.5 pikë, një përmirësim prej 0.4 pikë në krahasim me vitin e kaluar.

"Edhe pse korniza ligjore në Maqedoni është e mirë, zbatimi i ligjit është i dobët dhe opinioni është skeptik në lidhje me gatishmërinë e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët për korrupsion.

Policia, gjykatat, arsimi i lartë dhe kujdesi shëndetësor shihen si sektorët më të korruptuar. Edhe pse nuk ka asnjë bazë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, zbatimi është problematike - thuhet, ndër të tjera në raport.