"Me mbylljen e Jugohromit, Tetova 40% më pak ajër të ndotur"

"Me mbylljen e Jugohromit, Tetova 40% më pak ajër të ndotur"

Pas mbylljes së Jugohromit në Tetovë, ajri do te jete 40% më i paster krahasuar me nje vit me pare. Këto janë të dhëna të cilat i ka publikuar kryetari i Shoqatës "Eco Guerilla", Arianit Xhaferi, përmes një postimi në Facebook.

Ja postimi i tij i plote:

"Nese e krahasojme Janarin 2015 dhe Janarin 2016 ne Tetove dallimi eshte se kemi ndotje per rreth 40% me pak.

Per ata qe pretendojne se kjo eshte si rezultat vetem nga kushtet klmatike ja edhe krahasimi me Shkupin per te njejtin vit, i cili ka klime te njejte, por dallimi eshte vetem 7%.

Edhe pse pak më i pastër, ajri jonë nuk është akoma në nivelin e lejuar prandaj gjatë periudhës që pason do të fokusohemi në realizimin e planeve dhe kërkesave tjera, të cilat përfshijnë:

1. Kontroll më të rreptë të të gjitha kapaciteteve industriale, të mesme ose të vogla nga ana e inspektoratëve ekologjike

2. Zgjidhje e përhershme e problemit të deponisë në Tetovë

3. Pastrimin dhe larjen e rregullt të rrugëve të Tetovës
nga pluhuri i madh që poashtu ngrit nivelin e grimcave PM10 në ajër

4. Aplikimin e masave adekuate për veturat që nuk plotësojnë standardet ekologjike

5. Organizimin e transportit publik me autobusë me standarde të larta ekologjike

6. Të investohet në ndërtimin e rrjetit të gazit natyror në rajonin e Pollogut

7. Vënien nën kontroll të invazionit ndërtimor sidomos gjatë kohës së ndotjes më të lartë

8. Shtimin dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbërta në qytet.

Presim nga Qeveria dhe Institucionet Shtetërore të respektojnë Kushtetutën e vendit si dhe konventat ndërkombëtare. Nuk duhet të lejohet as në Tetovë e as në ndonjë qytet tjetër në Maqedoni që çfarëdo fabrike të punojë në kundërshtim me ligjet dhe në dëm të shëndetit të qindra mijëra qytetarëve të asaj zone.

Presim nga Komuna e Tetovës që të ndërmarrë sa më shpejtë hapa për zgjidhjen e problemeve që janë nën kompetenca të tyre".