“TETO” do të sigurojë sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes, BEG ka gaz vetëm edhe për sot

Sasi shtesë të energjisë elektrike dhe ngrohjes sigurohen përmes termocentralit kogjenerues “TETO” i cili do të funksionojë shtatë ditë në javë me kapacitet të plotë. Teprica e energjisë elektrike do të blihet nga SHA “ESM”, për të cilën dy kompanitë pritet të nënshkruajnë sot marrëveshjen.

Qeveria në seancën e djeshme të 133-të solli vendim për ndërmarrje të masës për sigurim të sasive plotësuese të energjisë elektrike në kushte të ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike.

Siç informuan nga pres shërbimi qeveritar, me vendimin parashikohet sasi plotësuese e energjisë elektrike të sigurohet nga prodhimtaria vendore, gjegjësisht nga Shoqata për prodhimtarinë e energjisë elektrike dhe energjisë ngrohëse SHA TE-TO Shkup, e cila do të punojë shtatë ditë në javë në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01:00 pas mesnate me fuqi të plotë, gjegjësisht do ta plotësojë kapacitetin e instaluar maksimal prej 227 megavatë.

“Këtë sasi shtesë të energjisë elektrike të prodhur do ta blejë SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, Shkup me mjete personale, kumtoi Qeveria.

Prej atje potencojnë se vendimi hyn në fuqi dhe do të vlejë deri në fund të muajit.

“Me marrjen e sasive shtesë të energjisë elektrike do të sigurohet prodhimi i energjisë ngrohëse për shpërndarësin e rregullt të energjisë ngrohëse i cili do të mundësojë furnizim të vazhdueshëm, cilësor dhe ekonomikisht të arsyeshëm me ngrohje qendrore të konsumatorëve në Qytetin e Shkupit dhe, gjatë ekzistimit të gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike, do të mundësohet të kursehen resurset natyrore të cilat SHA EMV i shfrytëzon për prodhimtarinë e energjisë elektrike”, potencojnë nga Qeveria.

BEG ka detyrim ligjor për të ofruar ngrohje qendrore, nëse nuk e bën, atëherë sipas Ligjit për Energjetikë mund të përballet me heqjen e liçencës.

Qeveria është duke ndjekur situatën me ngrohjen qendrore dhe tashmë janë duke u shqyrtuar disa opsione me institucionet kompetente dhe të gjithë ata që merren me furnizimin, shpërndarjen dhe prodhimin e ngrohjes për të gjetur zgjidhje të caktuara.

I bëjmë thirrje Qytetit të Shkupit dhe komunave në kuadër të qytetit të Shkupit që të përfshijnë në buxhetet e tyre masa për mbështetje të qytetarëve që janë shfrytëzues të ngrohjes qëndrore.