Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoni!

Profesionet më të paguara dhe më pak të paguara në Maqedoni!

Pilotët dhe programerët janë profesionet më të paguara në vend.

Sipas të dhënave të fundit të entit shtetërorë statistikorë në Maqedoni tregojnë se të punësuarit në trasportin ajrorë në vend marrin një rrogë mesatare mujore prej 68.166 denarë, që është paga më e lartë në Maqedoni.

Në mesin e profesioneve të tjera me paga më të larta në vend janë edhe programerët kompjuterik, me një pagë mesatare neto prej 50.097 denarë, të punësuarit në sektorin financiar, gjegjësisht nëpër banka ku paga mesatare është 43.740 denarë, kurse në industrinë farmaceutike paga mesatare fillon prej 41.619 denarë.

Të punësuarit në këto industri pa problem mund të tejkalojnë harxhimet bazë mujore për një familje e përbërë prej katër personave për gjëra bazore siç është ushqimi, veshja, higjiena, strehimi etj., e që mesatarisht kushton rreth 32.279 denarë.

Kurse më pak të paguarit, sipas pagës mesatare të paguar në muajin Nëntor të vitit të kaluar, janë personat që merren me peshkim dhe akuakulturë, me paga mujore prej 12.389 denarë. Në këtë rang listë pagë pak më të lartë se minimalja pranojnë të punësuarit nëpër restorante, me një pagë mesatare prej 13.321 denarë, prodhuesit e mobiljeve me një pagë mesatare prej 13.367 denarë, kurse të punësuarit në industrinë tekstile marrin një rrogë prej 13.773 denarë. Të punësuarit në profesionet që i numëruam në fund të listës kanë nevojë për edhe trefishin e rrogës së tyre që të mund t'i përmbushin nevojat bazë të parashikuar sipas shportës së harxhimit për mbijetesën e një familjeje prej 4 persona.