30 vjet më parë kur Dream Team filloi epokën dhe fitoi në Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992

Amerikanët ‘fluturuan’ në Lojërat Olimpike në Barcelonë në 1992. Kjo falë një ekipi legjendar, i konsideruar si më i forti i të gjitha kohërave, ku fituan medaljen e artë, duke triumfuar në të gjitha ndeshjet.

Një Ndryshimi në rregullore në vitin 1989, iu lejoi vende të ndryshme të rizgjedhin lojtarët e tyre që luanin në NBA.

Michael Jordan, Magic Johnson, Charles Barkley, Karl Malone, Pat Ewing, Lary Bird, Scottie Pippen, John Stockton, Chris Mullin, David Robinson, Clyde Drexler dhe studentin i kolegjit Christian Laettner, ishin lojtarët e ftuar nga SHBA, që në atë kohë iu vu emri si ‘Dream Team’.

26 korrik 1992, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtypin Angolën në ndeshjen e tyre të parë në Lojërat Olimpike të Barcelonës në 1992, me rezultatin 116:48.

68 pikë diferencë! Pjesa tjetër e turneut ishte një formalitet dhe marshuan drejt medaljes së arit.

Ky ekip konsiderohet si “skuadra më e mirë e basketbollit në botë.

Një votë që lejon lojtarët e NBA

Dream Team lindi falë një ndryshimi në rregullore. Deri në vitin 1989, lojtarët që luanin në NBA nuk lejoheshin të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike. Një rregull i vendosur për të shmangur supremacinë e SHBA-së në turneun e basketbollit në Olimpiadë, ku ata kishin dominuar edicionet e 1948 dhe 1968.

Basketbollistët amerikanë në Lojërat Olimpike, pra, ishin vetëm lojtarë universiteti deri në vitin 1989. Por një votim ndryshon situatën dhe në fund autorizon pjesëmarrjen e lojtarëve të NBA në Lojëra Olimpike.

Më pas Shtetet e Bashkuara i afrohen yjeve të tyre dhe me legjendat si Jordan, Pippen, Malone apo Barkley, të ndihmuar nga veteranët Larry Bird dhe Magic Johnson, ishin spektakolar.

Kroacia, konkurrentja e vetme e vërtetë

Që nga momenti kur ekipi u mblodh “Dream Team” impresionoi dhe fitoi me lehtësinë e tij të jashtëzakonshme. Si një turne përgatitor për Lojërat e Barcelonës, skuadra mori pjesë në disa ndeshje në SHBA ku fitojë gjashtë ndeshjet e saj, kryesisht me fitore dërrmuese.

Më pas Shtetet e Bashkuara shkojnë në Lojërat Olimpike dhe marrin rezultate: 8 ndeshje, 8 fitore.

Vetëm Kroacia rezistoi dhe arriti paksa t’u rezistojë amerikanëve. Skuadra e Tony Kukoc dhe Drazen Petrovic u ndeshën me SHBA-në në fazën e grupeve (103 – 70) përpara se të takoheshin në finale (117 – 85).

Ky Dream Team ishte aq i fortë sa trajneri i tyre, Chuck Daly , nuk mori asnjë ‘time out’ gjatë Olimpiadës…