SHBA apel VMRO-së: Mbështesni punën e Prokurores Speciale

SHBA apel VMRO-së: Mbështesni punën e Prokurores Speciale

Kejt Bërns, përfaqësuese e SHBA-së dhe ushtrues detyre në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vjenë ka ftuar VMRO-DPMNE-në që të përkrahë punën e Prokurores Speciale, Katica Janeva, gjatë gjithë punës së saj, njofton Nova Tv.

"SHBA po e ndjek nga afer situaten në Maqedoni. Zbulimet e vitit të kaluar, inicimet nga përgjimet jolegale kanë hapur dyshime për mashtrime të mundshme zgjedhore, manipulime në media dhe korrupsion duke sugjeruar mossukses në ndjekjen e obligimeve të OSBE-së…", ka thënë Bërns.