Gjashtë shtete të fuqishme kundër zgjedhjeve më 24 prill?

Gjashtë shtete të fuqishme kundër zgjedhjeve më 24 prill?

Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Franca, Italia dhe Suedia do të rekomandojnë shtyerjen e zgjedhjeve në Maqedoni, mëson Plusinfo nga burime diplomatike.

Pritet që në këtë pozicion të bashkangjitet Spanja, Austria dhe Belgjika.

"Është e sigurt që këto gjashtë vende të Evropës janë të bindur se zgjedhje fer dhe demokratike më 24 prill nuk është e mundur. Pothuajse me siguri të madhe pritet që ky qëndrim të mbështetet edhe nga SHBA", thotë burimi.

Si datë e mundshme për zgjedhjet është parashikuar 5 qershori.