BE gati të dërgojë forca ushtarake në kufijtë greko-maqedonas

BE gati të dërgojë forca ushtarake në kufijtë greko-maqedonas

BE po planifikon dërgimin e një force ushtarake në kufijtë greko-maqedonas për shkak të rritjes së fluksit të refugjatëve drejt Europës.

Lajmi publikohet nga prestigjiozja britanike “Financial Times”, sipas së cilës, ky plan, që për herë të parë është propozuar nga Sllovenia, po merr mbështetjen e shumë udhëheqësve në Berlin dhe Bruksel, pasi Greqia e ka të pamundur që të ruajë me forcat e saj kufijtë e jashtëm të BE-së, nga ku prej fillimit të këtij viti kanë hyrë prej Turqisë 67 mijë refugjatë.

Një ditë më parë, Kancelarja gjermane Merkel, e cila viziton Ankaranë për çështjen e refugjatëve ditën e hënë, ka kërkuar një mbrojtje më të fuqishme të kufijve të jashtëm të BE-së.