Memeti: Të respektohen rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Memeti: Të respektohen rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në prag të zgjedhjeve të prakohëshme parlamentare i bëri thirrje të gjithë faktorëve të procesit zgjedhor që të respektojnë rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike, me qëllim që qytetarëve t'u mundësojnë të drejtën e zgjedhjes ta realizojnë me votim sekret, pa asnjë lloj shantazhi, presioni apo frikësimi.

"Vetëm me realizimin e të drejtës zgjedhore në mënyrë të barabartë të zgjedhjeve të përgjithshe, të drejtpërdrejta dhe të lira fitohet edhe legjitimiteti jokontestues real", tha në pres konferencën e sotme Memeti.

Ai theksoi se secili ka të drejtën që të deklarohet për opsionin e tij, pa pësuar gjatë kësaj asnjë lloj pasoje.

Memeti i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çfarëdo lloj forme të presionit dhe shkeljes të së drejtave të tyre dhe të rregullave në linjën telefonike falals 0800 54321, në Avokatin e Popullit dhe drejpërdrejt në zyrat rajonale.

Avokati i popullit i bëri thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të përgatitë Lisë cilësore zgjedhore e cila, siç tha , nuk do të ketë asnjë lloj dyshimi dhe do të kontribuojë për një proces zgjedhor kredibil.

Memeti e theksoi nevojën e bashkëpunimit më të madh të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera kompetente në drejtim të pengimit të çfarëdo lloj parregullsie, para së gjithash gjatë dhe pas zgjedhjeve.

"Për zbatimin cilësor të procesit zgjedhor është me rëndësi të veçantë që pushteti ekzektiv të propozojë, ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor të sigurojë përzgjedhje objektive dhe të paanshme të organeve zgjedhore dhe të njëjtat t'i trajnojë në mënyrë cilësore, me qëllim që me përgjegjësi ta kryejnë detyrën e tyre", theksoi Memeti.

Sipas tij, KSHZ-ja duhet që tu mundësojë të sëmurëve dhe personave të pamundur në këto zgjedhje të votojnë jashtë venbanimeve të tyre, respektivisht në vendin që qëndrojnë (spitale, azile për pleq .....)
Memeti i bëri thirrje personave që janë në pozita drejtuese në institucionet në ditën e zgjedhjeve të punësuarve të tyre tu caktojnë orar pune në të cilin do të mundet pa pengesë që të realizojnë të drejtën e votës.

Rol kryesor në mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, siç tha Memeti, kanë edhe mediat. "Me rëndësi të veçantë është mënyra në të cilën ata i transmetojnë informacionet. Apeloj për objektivitet, ekuilibrim dhe informim konsekunet, duke respektuar kodeksin etik të informimit", theksoi avokati i popullit.

Në prag të fushatës për zgjedhjet, Memeti i bëri apel të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor që të distancohen nga involvimet e fëmijëve në fushatat zgjedhore, me qëllim që fëmijët të jenë të mbrojtur nga manipulimet politike dhe ideologjike.

"Nëse zgjedhjet e lira me votim sekret janë shtylla e demokracisë atëherë detyrë e të gjithë faktorëve në shoqëri është që të sigurojnë kushte reale për zgjedhje të lira dhe korrekte", shtoi avokati i popullit.