Benzinat shtrenjtohen për gjysmë ndërsa dizeli për dy denarë

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë ndërsa dizeli për dy denarë

Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 0,5, ndërsa dizeli për dy denarë, vendos sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 58, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 60 denarë.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 41 denarë. Për dy denarë shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të kushtojë 29,5 denarë për një litër.

Çmimi i mazutit M-1 HC rritet për 2,389 denarë për një kilogram do të jetë 15,246 denarë.

Komisioni Rregullator për energjetikë e përcaktoi çmimin e ri të karburanteve në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport me dollarin në 14 ditët e kaluara.