Sot nis gjyqi për "Kumanovën"

Sot nis gjyqi për "Kumanovën"

Sot fillon gjykimi për ngjarjet e Kumanovës. Nga kjo përleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur.

Në bankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia. Prokuroria Publike pritet që të mbrojë akuzën se personat e akuzuar kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave, në Kumanovë.