Për vozitje të shpejtë 168 sanksione në territorin e tërë vendit

Për vozitje të shpejtë 168 sanksione në territorin e tërë vendit

Gjatë ditës së djeshme në kontrollin e kryer në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, janë sanksionuar 168 shoferë.

Siç kumtuan sot nga MPB-ja, prej tyre, nëntë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa dy janë madje mbi 70 kilometra në orë mbi të lejuarën. Në të njëjtën kohë, 94 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar , ndërsa 74 jashtë vendeve të banuara.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.