Forca të mëdha policore para gjykatës së Shkupit

Forca të mëdha policore para gjykatës së Shkupit

Helikopterët e policisë kanë prishur qetësinë mbi Shkup që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, ndersa forca të shumtapolicore janë pozicionuar para gjykatës Supreme në Shkup, ku sot do të paraqiten për here të tretë para gjykatës pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Forca të mëdha policore nuk shihen vetëm para gjykatës, por edhe në pika të tjera në Shkup.

Të akuzuarit gjykohen për veprat penale "organizim terrorist" dhe për "terrorizëm". Më 7 dhjetor të vitit 2015 që të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për veprën "terrorizëm". Sipas prokurorisë, grupi ka marrë pjesë edhe në sulmin e karakollit në Gushincë. Nga ana tjetër pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm, avokatja Artene Ademi-Iseni madje u ankua për torturë dhe dhunë ndaj të akuzuarve gjatë transportimit të tyre nga burgu deri në Gjykatë.