LSM: Negociata për K-15 në sektorin publik pas zgjedhjeve

LSM: Negociata për K-15 në sektorin publik pas zgjedhjeve

Rreth 10 deri 15 për qind nga kompanitë nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor dhe punëtorëve nuk u kanë paguar regres për pushimin vjetor, të njohur si K-15, tregojnë analizat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

"Dua ta theksoj faktin se LSM-ja arriti ta mbajë këtë të drejtë që të jetë e obligueshme, ndërsa atje ku kishte probleme së bashku me sindikatat u konfirmua nëse këto probleme janë reale, të cilat në degë të caktuara sindikale kontribuuan të vijë deri te ulja e lartësisë të regresit për pushimin vjetor. Por dua t'u them se ky ishte numër jashtëzakonisht i vogël i ndërmarrjeve", deklaroi sot kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrevski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mitrevski theksoi se është paraparë dënim me burg prej gjashtë muajve deri në një vit nëse punëdhënësi nuk paguan regres për pushim vjetor dhe nëse e paguan, e pastaj kërkon nga punëtori ta kthejë prapa. "Kemi raste të regjistruara te disa punëdhënës të cilët kanë kryer presion të tillë, por së bashku me degët sindikale kanë mundësuar të kyçemi në ndërmjetësimet. Katër raste të cilat ishin falë intervenimit tonë janë realizuar", tha Mitrevski. Ai paralajmëroi se negociatat për K-15 në sektorin publik do të fillojnë menjëherë sapo të formohet qeveria e re pas zgjedhjeve. Ndryshe, LSM-ja fillon me realizimin e projektit për vende të sigurta pune e cila do të realizohet me një serë masash.