Përforcimi i komunikimit dhe lidhja me diasporën e Maqedonisë, si dhe zhvillim të projekteve për mbështetje të vlerave kulturore, tradicionale, historike dhe demokratike shoqërore.

Zhvillim i shtetit përmes komunikimit me diasporën

Përforcimi i komunikimit dhe lidhja me diasporën e Maqedonisë, si dhe zhvillim të projekteve për mbështetje të vlerave kulturore, tradicionale, historike dhe demokratike shoqërore.

Këto janë qëllimet e tribunës "Zhvillimi përmes komunikimeve", që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Qendrës për mbështetje informative dhe logjistike të qytetarëve "Nov kontakt" - Shkup. Në tribunë do të flitet për rëndësinë e diasporës së Maqedonisë për zhvillimin e Maqedonisë dhe do të këmbehen përvoja ndërkombëtare të bashkëpunimit midis diasporës dhe vendit të prejardhjes. Do të flitet edhe për rëndësinë e të ardhurave devizore nga diaspora për zhvillim të sipërmarrësisë, si dhe për ndërmjetësimin, si mundësi për zgjidhje jashtëgjyqësore të kontesteve dhe shfrytëzimi i saj nga mërgimtarët e Maqedonisë. Projekti është mbështetur nga Programi për mbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni - Civika mobilitas, i financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, i koordinuar nga Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar.