Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, qëndron për vizitë dyditore ne Bruksel, ku do të merr pjesë në konferencën “Partneritetet e Ballkanit – Përforcimi i lidhjeve të rajonit” (“Balkan partnerships – Strengthening the region’s ties”)

Zëvendëskryeministri Besimi, vizitë dy-ditore në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, qëndron për vizitë dyditore ne Bruksel, ku do të merr pjesë në konferencën “Partneritetet e Ballkanit – Përforcimi i lidhjeve të rajonit” (“Balkan partnerships – Strengthening the region’s ties”) e organizuar nga think-tank Friends of Europe ku pjesëmarrës do të jenë Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johannes Hahn si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të vendeve të rajonit.

Në kuadër të vizitës dy-ditore, Zëvendëskryeministri Besimi do të takohet me Miroslav Lajçak Ministër për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Sllovakisë, i cili do të jetë kryesues i ardhshëm me Komisionin Evropian pas Mbretërisë së Holandës, me Komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore Johannes Hahn si dhe Raportuesin për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgl.