Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, sot në një deklaratë për MIA-n refuzoi të tregojë nëse dhe kur do të arrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, por konfirmoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 24 prill varen nga vlerësimi i OSBE/ODIHR dhe të Komisionit shtetëror zgjedhor për atë nëse janë siguruar kushte për mbajtjen e tyre.

Han: Zgjedhjet varen nga raporti i institucioneve ndërkombëtare dhe i KSHZ-së

Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han,  refuzoi të tregojë nëse dhe kur do të arrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, por konfirmoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 24 prill varen nga vlerësimi i OSBE/ODIHR dhe të Komisionit shtetëror zgjedhor për atë nëse janë siguruar kushte për mbajtjen e tyre.

Edhe pse është paralajmëruar ardhja e Han në Shkup në mes të këtij muaji, me ç'rast më së shumti është spekuluar më 19 shkurt (e premte), megjithatë, është e mundur që eurokomisari aspak të mos vijë në Maqedoni dhe t'ia lejë ambasadorit të bashkimit Evropian Aivo Orav dhe të SHBA-së Xhes Bejli të kumtojnë nëse ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. "Kishim marrëveshje nga qershori/korriku i vitit të kaluar dhe një pjesë e kësaj marrëveshje është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Por, nuk mund t'ju jap përgjigje për momentin. Varet nga rezultati i institucioneve ndërkombëtare dhe i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si është vlerësimi i tyre për maturinë për përgatitjen e zgjedhjeve. Pastaj, ata duhet të sjellin vendim" Mëdyshja e Johans Han nëse do të vijë në Maqedoni, sipas burimeve të Komisionit Evropian që insistojnë në anonimitet është me qëllim që ai të mos hyjë në vorbull të re të negociatave politike. Në këtë kontekst janë paraqitur edhe spekulime se është e mundur t'i thërrasë liderët partiakë Nikolla Gruevski (VMRO-DPMNE-së), Zoran Zaev (LSDM), Ali Ahmeti (Ali Ahmeti BDI) dhe Menduh Thaçi (PDSH) në bisedime në Bruksel.