Orav: Vlerësimi për zgjedhjet do të publikohet të premten, por akoma nuk është i gatshëm

Në këtë moment është me rëndësi që të thuhet se vlerësimi akoma nuk është pëgatitur, mund të jetë në një ose në një drejtim tjetër, e kjo varet respektivisht është në duart e partive, deklaroi sot euroambasadori Aivo Orav, duke u përgjgijur në pyetjen e gazetarëve çka mund të ndodh të premten, kur është afati i fundit BE dhe SHBA që të japin vlerësime nëse janë plotësuar kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, konform marrëveshjes së Përzhinës.

Ai nuk saktësoi nëse eurokomisari për zgjerim Johanes Han të premten do të arrijë në Shkup dhe do të ketë takime me liderët e katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës. Sqaroi se raporti i Pribes është shumë i rëndësishëm, por në këtë fazë BE-ja nuk e përfshin në vlerësim, sepse theksoi tani vlerësojnë vetëm nëse vendi do të jetë i gatshëm për zgjedhjet e 24 prillit. "Procesi me raportin e Pribes dhe proritetet urgjente reformuese do të vazhdojnë. Siç ju kujtohet në raportin tonë për progresin e vendit në nëntor, KE-ja ka dhënë rekomandim të kushtëzuar dhe për këtë do të kthehemi në këtë çështje pas zgjedhjeve. Në raport që do ta hartojmë pas zgjedhjeve, planifikojmë që të përqendrohemi edhe në raportin e Pribesë", theksoi Orav në konferencën e sotme për shtyp në SÇE në të cilën u prezantua statusi IPA i zbatimit. Sipas tij, gjithçka është e ndërlidhur me zhvillimin e situatës. Siç kemi informuar paraprakisht, tha Orav, do ta vlerësojnë situatën jo më vonë se nga 20 shkurti. "Nga njëra anë 24 prilli është pjesë e marrëveshjes si ditë për zgjedhje të parakohshme, por nga ana tjetër ka shumë vonesa në implementimin e marrëveshjes së Përzhinës. Kështu që të gjitha palët kanë të drejtë", tha euroambasadori Orav. Ai përkujtoi se e vlerësojnë situatën në tre fusha për përgatitje për zgjedhjet edhe atë e para KSHZ-ja dhe Lista zgjedhore, në lidhje me personelin e KSHZ-së dhe revizionit të Listës zgjedhore, e dyta mediat-raportim të balancuar dhe marrëveshje të katër partive për mediat, ndarjen mes shtetit dhe partive, si dhe presionet dhe kërcënimet. Informoi se mbrëmjen e kaluar deri në orën 01:30 ka zgjatur takimi për mediat të grupeve të punës në Klubin e deputetëve dhe me siguri takimet do të vazhdojnë sot. "Ndoshta ende nuk mund të arrihet diçka. Më 19 shkurt të premten ne do ta paraqesim vlerësimin tonë", përsëriti Orav. Zëvendëskryeministri Fatmir Besimi i pyetur si të do sillet Qeveria nëse BE vlerëson se nuk ka kushte të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 24 prill, u përgjigj se në këto periudha të ndjeshme politike nuk do të doja të spekuloj. "Duhet të respektohet tërërisht marrëveshja politike dhe Maqedonia të zbatojë zgjedhje korrekte dhe demokratike në pajtim me standardet ndërkombëtare, të cilat do të mundësojnë edhe më tej të përqëndrohet në reformat dhe të sigurohet perspektivë euroatlantike. Interesi i shtetit është që t'i bëjë sa më shpejt reformat e domsdoshme që të shkohet në zgjedhje demokratike dhe të lira, që të mundemi të përqëndrohemi edhe në zhvillimin ekonomik", tha Besimi në konferencë për shtyp. BDI, si pjesëmarrëse në bisedimet, nënvizoi Besimi, si subjekt politik insiston të ketë rol afirmativ dhe konstruktiv. Marrëveshja politike, tha, të zbatohet në tërërsi në interes së qytetarëve dhe ardhmërisë së Maqedonisë.