Ministrja Tashevska-Remenski e vizitoi kopshtin "Gonxha" në përbërje të "Jahja Kemal"

Ministrja Tashevska-Remenski e vizitoi kopshtin "Gonxha" në përbërje të "Jahja Kemal"

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski vizitoi kopshtin privat të fëmijëve "Gonxha", organizuar si njësi organizative në përbërje të IPP "Jahja Kemal"-Maqedoni, e që filloi me punë në nëntor të vitit 2015.

Në takim me drejtorin e përgjithshëm të IPP "Jahja kemal"-Maqedoni, Muhamed Bahçe, ministrja u njohtua me punën e këtij institucioni arsimor, posaçërisht me mënyrën e fuinksionimit të kopshtit dhe procesin e edukimit dhe arsimimit që zbatohet në të, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Njëherit, ajo bëri edhe vizitë në kopshtin privat të fëmijëve "Gonxha", i cili disponon me tre hapësira dedikuar për qëndrim të fëmijëve, njën hapësirë për aktivitete loje, një hapësirë për ngrënie, kuzhinë distributive, tre hapësira administrative (për udhëheqës, për person mjekësor dhe hapësirë pune për të punësuar) dhe toalete për të rritur dhe për fëmijë. Gjithashtu, disponon edhe me hapësirë të madhe komunikimi, si dhe me hapësirë të jashtme tërësisht të sigurtë për lojë të fëmijëve. Numri i përgjithshëm i të punësuarve, së bashku me atë arsimor edukativ, përkujdesës dhe kuadrin udhëheqës si dhe personelin teknik, paraqet 10 persona, ndërsa zhvillimi i fëmijëve është nën mbikëqyrje të vazhdueshme të pedagogut dhe psikologut të cilët në varshmëri nga gjuha të cilën e flet fëmija, e ndjekin zhvillimin psikologjik të fëmijëve dhe me të bisedojnë dhe i vërejnë të gjitha ndryshimet e krijuara tek fëmijët. Për momentin në kopsht janë përkujdesur 31 fëmijë të moshës prej 3 deri 6 vjeçare. Fëmijët janë të ndarë në tre grupe edukuese. Në dy nga grupet mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, përderisa në njërin grup në gjuhën shqipe. Si bazë për programin mësimor është programi për Zhvilim të hershëm të fëmijëve, prëderisa në aktivitetet të cilat punohen me fëmijë përdoren metodat nga programet: Hap pas hapi, Mozaik, Montesori, Kembrixh dhe metoda të tjera bashkëkohjore të cilat janë në pajtim me me përparimin e pedagogjisë moderne dhe përmbushjen e nevojavbe për zhvillim të fëmijëve. Karakteristike për koppshtin është ajo që fëmijët që nga mosha më e re inkuadrohen në sistemin e mësimit me profesorë të tjerë, kanë tre orë të gjuhës angleze dhe dy orë të edukimit fizik. E tërë kjo bëhet me qëllim që t'u lehtësohet rruga e fëmijëve drejt rrjedhës së mëtutjeshme arsimore dhe me sukses të adaptohen gjatë nisjes në shkollë. tashmë prej shtatorit, për vitin e ri mësimor, në plan është zgjerimi i kapaciteteve për pranimin e fëmijëve që nga mosha më e re, e deri në nidjen në shkollë. Gjithashtu planifikohet edhe pasurimi i programit mësimor, posaçërisht me aktivitete të cilat mundësojnë tek fëmijët të zhvillohen aftësi dhe shkathtësi specifike. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski dhe drejtori i përgjithshëm i IPP "Jahja Kemal"-Maqedoni, Muhamed Bahçe, parimisht arritën marrëveshje edhe për përgatitjen dhe nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me të cilin do të mbështeteshin projekte dhe programe për avancimin dhe zhvillimin e kategorive të ndjeshme, kumtoi MPPS.