Nevzat Bejta sugjeron mësimdhënësit të qëndrojnë larg politikës

Nevzat Bejta sugjeron mësimdhënësit të qëndrojnë larg politikës

Në vizitën që kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ia kushtoi gjimnazit të këtij qyteti, ftoi mësimdhënësit e angazhuar nëpër shkollat publike të Gostivarit, tu përmbahen rregullave në arsim dhe mos ta keqpërdorin Ditarin e mësimdhënësit për të bërë politikë me nxënësit.

Nga zyra e mësimdhënësve të Gjimnazit të Gostivarit, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani dhe koordinatori i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi, kryetari Nevzat Bejta u shpreh që fëmijët janë të pafajshëm dhe në shkollë ndodhen për të mësuar dhe edukuar dhe jo për të dëgjuar fjalime politike. “Demokracia është një sistem shumë i mirë politik dhe sjell dobi të shumta për qytetarët. Por demokracia ka rregulla dhe principe. As prindërit dhe as nxënësit nuk marrin rrogë për shkak të mësimdhënësit, por mësimdhënësi merr rrogë për shkak të nxënësve. Prandaj duhet treguar shumë kujdes ndaj nxënësve. Ka orë mësimore dhe ka plan-program, nuk është e hijshme të dalësh para nxënësve i papërgatitur dhe kohën ta harxhosh duke folur jashtë plan-programit apo të flasësh me fëmijët për politikë. Duhet ta bëjmë një krahasim, ato s’janë rinistë por janë fëmijë të moshës së mitur. Mund të ketë mendime ndryshe dhe dikush nga ju mund të mos të ndajë ideologjinë e njëjtë politike me mua. Por shkolla nuk është vendi për të bërë politikë. Ka debate televizive, ka tubime partiake ku mund të shprehen qëndrimet politike”, tha mes tjerash kryetari Nevzat Bejta, duke ftuar nxënësit dhe prindërit e shkollave të Gostivarit që për çdo dukuri të tillë që mund të haset në orë mësimore rasti të denoncohet në drejtorinë e shkollës.

Please publish modules in offcanvas position.