Spasovski: Lëshime nuk ka, zgjedhjet korrekte dhe demokratike të patjetërsueshme

Spasovski: Lëshime nuk ka, zgjedhjet korrekte dhe demokratike të patjetërsueshme

VMRO-DPMNE nuk ka më legjitimitet që të fshihet pas popullit. VMRO-DPMNE duhet të ballafaqohet me realitetin, duhet ta kuptojë se Maqedonia do ta zgjidh krizën politike vetëm nëse kemi proces zgjedhor korrekt dhe demokratik dhe nuk duhet bërë lëshime. Nuk duhet bërë lëshime për shkak të Republikës së Maqedonisë dhe për shkak të së ardhmes së saj, deklaroi në Berovë sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Një ekip i partisë sot në Berovë dhe rrethinë ka biseduar me qytetarët të cilët, siç informoi LSDM, gjithnjë e më shumë inkurajohen dhe dëshirojnë ndryshime.