Kongresi i LSDM-së, ja kandidatët për kryetar partie

Kongresi i LSDM-së, ja kandidatët për kryetar partie

Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë pritet të mbajë në fund të muajit, kongresin e partisë ku do të zgjidhet kreu i ri i LSDM-së.

Kjo parti ka hapur konkurs për lider partie dhe për anëtarë të këshillit qendror dhe mbikëqyrës, ndërsa deri më tani, sipas burimeve të "META", mësohet se Zoran Zaev është kandidati i vetëm që ka konkurruar për një mandat të ri në krye të socialdemokratëve.

Më 17 maj do të vërtetohen propozimet e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të organeve të tjera partiake, ndërsa më 27 maj do të zhvillohet kongresi.

Kutjojmë se Zaev morri timonin e LSDM-së nga Branko Cërvenkovski në vitin 2013, duke dështuar në zgjedhjet lokale të asaj periudhe, pastaj bojkoti i parlamentareve të 2014-ës, e deri tek suksesi i arritur në zgjedhjet e fundit.