Ndërkombëtarët raportuan: Nuk ka kushte për zgjedhje kredibile më 24 Prill

Ndërkombëtarët raportuan: Nuk ka kushte për zgjedhje kredibile më 24 Prill

Pas një agjende të ngjeshur gjatë ditës së sotme ndërkombëtarët publikuan raportin e shumë pritur në lidhje me datën e zgjedhjeve. Filimisht sot kishte takim liderësh në klubin e deputetëve ku kryetari i Vmro-Dpmnesë Nikola Gruevski nuk morri pjesë.

 Tre liderët e partive tjera parlamentare morrën pjesë dhe u takuan me ambasadorin e SHBA-së Jass Baily. Pas takimit Ambasadori Amerikan ishte i prerë në deklaratën që e dha para qeverisë së R. Maqedonisë se nuk ka kushte për të organizuar zgjedhje fer dhe demokratike më 24 Prill. Pritet të shihet se si do të vijojnë situata e më tutjeshme në vendin tonë ku nga selia e Vmro-së dolën me deklarat se ata do të shkojnë zgjedhje më 24 Prill dhe nga sot ata nuk e njohin Van Haute si ndërmjetësues ndërkombëtarë. Duhet të presim dhe të shohim tani qëndrimin e politike si do të jenë pas raportit veçanërisht në taborinë e partive tona shqiptare.