Zaev: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill

Zaev: Nuk ka kushte për zgjedhje më 24 prill

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE dhe BDI, si parti që më 29 janar sollën vendimin për shpërbërje të Kuvendit, të iniciojnë vendimin për shfuqizimin e tij.Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot vlerësoi se nuk ka kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill, që, siç tha, drejtpërdrejtë është konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

"Në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill. Atë që vazhdimisht e flisnim drejtpërdrejtë është konfirmuar nga bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Nuk ka kushte për zgjedhje të rregullta, të besueshme sepse nuk është pastruar Lista zgjedhore dhe nuk janë zbatuar reformat për media të lira", deklaroi Zaev. Sipas Zaevit, VMRO-DPMNE-ja dje "ka ikur nga vlerësimi objektiv dhe nga ballafaqimi me të vërtetën", ndërsa lideri i partisë i ka bërë zgjedhjet më 24 prill të pamundura. "Zgjedhje korrekte më 24 prill nuk mund dhe nuk do të ketë", tha Zaev, duke vlerësuar se "çfarëdo insistimi në zgjedhje të parregullta do ta shtyjë Maqedoninë në krizë dramatike me pasoja të paparashikueshme". I pyetur çfarë në rast se VMRO-DPMNE-ja edhe mëtej insiston në mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, Zaev tha se nuk ka kohë për pastrimin e Listës zgjedhore në pajtim me Kodin Zgjedhor. I pyetur nëse do të theksojë datë të re për zgjedhje tha se i lënë KSHZ-së të njoftoj deri kur do të përfundojë pastrimi i listës zgjedhore dhe theksoi edhe rregullimin e mediave e cila duhet të dakordohet. "Presim që partitë që sollën vendimin për vetëshpërbërje ët Kuvendit, tani të propozojnë iniciativë për shfuqizimin e atij vendimi", u përgjigj Zaev, duke u përgjigjur pyetjes nëse do të jetë LSDM-ja partia do të dalë me një propozim të tillë. Zaev tha se më 24 prill nuk mund dhe nuk do të ketë zgjedhje te drejta. Ai tha se, nuk do të lejohen skenarë për mbrojtjen e kriminalitetit dhe korrupsionit. Maqedoninë askush s’mund ta mbajë peng. Zgjedhjet duhet të jenë pa votues fantom, në zgjedhje duhet të vendosin qytetarët e jo mafia.