Orav porositë partitë politike: Nesër e keni shansën finale

Orav porositë partitë politike: Nesër e keni shansën finale

Konfrontimet mes partive rreth datës së zgjedhjeve të parakohëshme në vend si duket do ta thellojnë krizën politike në vend. Raporti i ndërkombëtarëve nuk u pranua nga Vmro-ja ku ato këmbëngulin se ka kushte për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike më 24 Prill. Por ndërkombëtarët njëzëri raportuan se nuk ka kushte për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në Prill. Të gjithë i kanë sytë ka seanca parlamentare që pritet të mbahet nesër ku pritet që të sillen vendime në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav, përmes rrjetit social “Twitter”, ka porositur edhe njëherë liderët e partive politike që nesër së bashku me eurodeputetët Riçard Hovit, Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan të arrijnë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së diskutuan për situatën. Partitë duhet të gjejnë një zgjidhje; nesër është shansi i fundit me eurodeputetët Vajgl, Kukan dhe Hovit”, ka shkruar Oravi.