Vajgëll, Kukan dhe Houit në takime me përfaqësuesit e partive politike

Vajgëll, Kukan dhe Houit në takime me përfaqësuesit e partive politike

Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Houit sot në Shkup pritet të takohen me liderët partiak për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për dalje nga situata, pasi që SHBA dhe BE e prezantuan vlerësimin e tyre rreth kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, ndërkaq para shpërndarjes së sotme të Kuvendit.

Vizitën e tre deputetëve në Shkup, në profilin e vet në Twitter mbrëmë e paralajmëroi euroambasadori Aivo Orav nga Brukseli, duke cekur se sot është mundësia e fundit që liderët partiakë të gjejnë zgjidhje dhe se për këtë duhet të ndihmojnë eurodeputetët. Sipas Orav, ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së biseduan për gjendjen në Maqedoni. Vajgëll, Kukan dhe Hovit morën pjesë në bisedimet për marrëveshjen e Përzhinos të qershor/korrikut të vitit të kaluar.