Partitë shqiptare iniciativë për prolongimin e shpërbërjes së parlamentit

Partitë shqiptare iniciativë për prolongimin e shpërbërjes së parlamentit

Në rend dite do të jetë tërheqja e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit mesnatën e sotme. Të gjithë përfaqësuesit e partive politike opozitare kanë mbështetur nismën e Razif Halitit. Sipas nënkryetarit të kuvendit, Rafis Haliti, të gjitha partitë politike parlamentare duhet të votojnë që kuvendi të anulojë vendimin për shpërbërje. Në këtë mënyrë të vazhdojë të funksionojë derisa të përmbushen kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.  Deputet e partive shqiptare BDI dhe PDSH kanë mbledhur 26 nënshkrime për mos shpërbërjen e Parlamentit. I gjithë opinioni i ka sytë kah kryeparlametari Trajko Veljanovski i cili pritet të thirë seancë. Pas dorëzimit deri te kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski  ai të vendosë se kur do të cakton mbledhje parlamentare. Nëse mbahet mbledhja në Parlament që të tërhiqet vendimi për shpërbërjen e Parlamenit, nevojiten së paku vota e 62 deputetëve.