Janë dhënë 2.843 vërtetime për qëllimin e shprehur për kërkesë të azilit

Janë dhënë 2.843 vërtetime për qëllimin e shprehur për kërkesë të azilit

Në 24-orët e fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 2.843 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.205 janë të gjinisë mashkullore, 572 të gjinisë femërore, 1.061 janë fëmijë të shoqëruar nga bartësi i vërtetimit, si dhe pesë fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e së drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, kumton sot MPB-ja, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 1.603, Afganistanit 897 dhe Irakut 343.
Në periudhën nga ora 00:00 e 01.01.2016 deri në orën 24 të 05.01.2016, janë dhënë vërtetime për gjithsej 11.766 shtetas të huaj, nga të cilët 4.868 janë të gjinisë mashkullore, 2.465 të gjinisë femërore, 4.396 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 37 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njiohjen e të drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të numërt janë shtetasit e Sirisë 5.190 pastaj të Afganistanit 3.954 dhe Irakut 2.622.
Në periudhën nga ora 00:00 e 01.01.2016 deri në orën 00:00 të 05.01.2016 deri te Sektori për azil janë dorëzuar tre kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për katër persona mitur nga Afganistani.
Në kumtesë potencohet se në periudhën nga ora 00:00 deri më 24:00 më 05.01.2016, deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
Nga ana e ekipeve mobile të Kryqit të Kuq, në periudhën nga ora 21:00 më 04.01.2016 deri në orën 21:00 më 05.01.2016 në VK Tabanovcë dhe Gjevgjeli u është dhënë ndihmë e parë dhe asistencë një numri të madh të rasteve, ndërsa janë mbledhur edhe donacione nga dhurues të ndryshëm të destinuar për migrantët.