"5 qershori është po aq datë e sigurt për mbajtjen e zgjedhjeve në Maqedoni sa ishte edhe 24 prilli".
Kështu theksoi nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në takim me gazetarët, ku shtoi se, LSDM-ja do të synojë krijimin e kushteve për zgjedhje dhe nuk do të bëjë vlerësime për datën. Sheqerinska vlerëson se, reformat në media mbeten ende pjesë e paketës së kushteve që duhet të përmirësohen. Nga LSDM-ja gjithashtu thanë se, nuk kanë informacione nëse bisedimet do të vazhdojnë me ose pa ndërmjetësin Piter Vanhojte por sipas tyre propozimi që ai ka parashkruar për zgjidhjen e çështjes së mediave, mbetet. Gjithsesi nga kjo parti nuk saktesuan nëse do të marrin pjesë ose jo në zgjedhjet e 5 qershorit nëse pavarësisht kushteve, data ndryshon.

LSDM: 5 qershori, datë po aq e sigurtë sa 24 prilli
1462