Mynever Mehmed: "Më bën e lumtur të jem në shërbim të njerëzve..."

Mynever Mehmed: "Më bën e lumtur të jem në shërbim të njerëzve..."

FARMACIA NJË PROFESION QË U JEP LUMTURINË NJERËZVE

Mynever Mehmed, nënë e tre fëmijëve së bashku me bashkëshortin e saj në pika të ndryshme të Shkupit, deri më tani kanë hapur 4 barnatore, por ata nuk ndalen këtu së shpejti planifikojnë që të hapin edhe barnatoren e pestë. Me një rritëm dinamik, ato janë në shërbim të njerëzve sidomos në sektorin e shëndetësisë i cili në ditën e sodit është njëri ndër sektorët kyç. Familjarisht ato në këtë biznes vazhdojnë të shënojnë  suksese.

Kuotën që na shpërndan shteti na vështirëson situatën dhe në fund të muajit jemi në një situatë të keqe, andaj kemi vështirësi që klientëve tu japim ilaçe me receta, citoi Mehmed, duke shtuar se edhe pas ankesave të shumta të drejtuar në institucionet përkatëse kuota nuk është rritur, por akoma presin që organet kompetente të hedhin një hap në këtë drejtim. Në intervistën për “ZAMAN” afaristja Mynever Mehmed, në hollësi zbulon anën e mirë dhe të keqe të farmacisë.

Si vendosët që të bëheni farmaciste, dhe cilët ishin hapat e para?

Që nga shkolla fillore ëndërroja të bëhem farmaciste. E tërë familja ime veçanërisht nëna ime më përkrahi në këtë drejtim dhe falë Zotit, kjo ëndërr u bë realitet dhe tash ndjehem shumë e lumtur.

Të jesh farmaciste është një profesion i çmuar. Të jesh në shërbim të njerëzve për nevojat e tyre dhe tu ndihmosh atyre në këtë drejtim mua më jep një kënaqësi të veçantë, dhe jam shumë e lumtur me profesionin që e ushtroj. Profesioni im në mënyrë të drejt për drejt ju ndihmon njerëzve. Ky profesion ka të bëj me shëndetin e njeriut dhe ne mundohemi që ato të jetojnë një jetë më të mirë. Këtë lumturi që ua japim njerëzve nuk mendoj se mund të gjendet në ndonjë profesion tjetër.

Sapo mbarova shkollimin menjëherë fillova me punë në barnatoren Herba. Atje fitova përvojë e cila më ndihmoj që të vazhdoj në këtë profesion. Më pas 4 vite punova në barnatore shtetërore. Sikur çdo njëri edhe unë kur u mbyllën barnatoret shtetërore ngela pa punë. Më vonë së bashku me bashkëshortin vendosëm të hapim barnatoren tonë.

A ballafaqoheni me vështirësi në këtë profesion?

Barnatore a0dd4Sigurisht që po. Pika e parë në këtë profesion duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Farmacia përmban një përgjegjësi të madhe dhe duhet gjithmonë të jesh e përqendruar në punë. Veçanërisht në këtë punë njeriu duhet të ketë raporte të mira me të gjithë njerëzit apo klientët. Klienti, shumicën e rasteve për herë të parë do ta blej atë ilaç dhe duhet t’i rrëfehet qartë se si duhet të përdoret. Fal Zotit, këtë profesion po mundohem ta bëj me përkushtim maksimal.

Në barnatore puna e parë primare është dialogu të cilin do ta bëni me klientin. Nuk mundet të jetë një i punësuar në barnatore i suksesshëm nëse nuk e kupton klientin e tij. Njerëzit kanë nevojë që tu shohin në barnatore dhe tua rrëfejnë hallin që kanë. Kur ilaçet nuk i kemi në barnatore ne i sjellim prej depo. Gjithsej jemi 15 të punësuar dhe mundohemi që tu shërbejmë njerëzve në mënyrën më të mirë, mundohemi deri në maksimum që mos t’i kthejmë ato pa atë ilaç që e kërkojnë.

Cilat ilaçe më shpesh kërkohen në barnatoren tuaj?

Ilaçet që përdoren më së shumti janë: ilaçet për sëmundjet kronike, si për shtypje, diabet dhe astma. Përveç këtyre shiten ilaçe për anti-depresion, antibiotik si dhe ilaçe hormonale, por këto nuk i japim pa receta. Në barnatoren tonë kemi ilaçe të prodhimit vendor si dhe të shteteve të huaja. Ilaçet më shumë i importojmë nga shtetet si Sllovenia, Kroacia, Gjermania, Zvicra.

Si do t’i interpretoni Ligjet për barnatoret?

Me ndryshimet e shpeshta të ligjeve, kohët e fundit nuk janë pozitive. Kuota që i jepen barnatoreve nuk është e mjaftueshme. Në barnatoret tona pas datës 20-të e kemi vështirë të japim ilaçe me re-çeta. Edhe pse në barnatore ne kemi ilaçe të atilla nuk mundemi t’i japim pasi kemi tejkaluar limitin mujorë. Mund të them se kjo situatë shkakton probleme dhe pakënaqësi për të gjithë.

Vajza dhe djali juaj janë në rrugë për ta trashëguar profesionin tuaj. Çfarë të mira mund të sjell formimi i një kompanie familjare?

Po, djali im është student në farmaci ndërsa vajza ime është nxënëse në drejtimin e farmacisë e cila gjithashtu do të vazhdoj edhe studimet në të njëjtën degë. Sipas meje të formosh një kompani familjare është diçka për tu krenuar. Ndjehem shumë e lumtur pasi familjarisht punojmë. Shpresoj që edhe fëmijët e mi të kenë një jetë të suksesshme. Në të ardhmen këtë biznes që e kemi nisur ne, ata ta vazhdojnë dhe të përparojnë akoma më shumë.

A keni në plan të hapni barnatore të reja?

Nëse vazhdon kështu puna mendoj se ka gjasa të hapim barnatore të reja. Deri më tani 3 barnatore i kemi në Shkup dhe një në fshatin Morane. Tani jemi në procedurat finale që të hapim edhe një barnatore në komunën e Aerodromit. Jetojmë në një kohë ku sëmundjet shtohen dhe ky profesion do të ketë sukses.

Please publish modules in offcanvas position.