SPANJOLLJA AINHOA FEAL E FASCIONUAR PAS GJUHËS SHQIPE

SPANJOLLJA AINHOA FEAL E FASCIONUAR PAS GJUHËS SHQIPE

Dëshira ime është që pas përfundimit të studimeve është që të hap një departament të gjuhës shqipe në njërën nga universitetet në Spanjë


Një vajzë me emrin Ainhoa Feal që nga fëmijëria e saj ka pasur një simpati të veçantë për gjuhën shqipe. Ajo u lind në qytetin e Granadës në Spanjë, aty kreu shkollën fillore, të mesme dhe studimet universitare. Fillimisht ajo gjuhën shqipe filloi ta dëgjoj nëpërmjet internetit dhe tingulli i kësaj gjuhe i kishte lënë përshtypje të veçantë. Prindërit e saj janë nga veriu i Spanjës, studimet i ka përfunduar në universitetin më prestigjioz në Spanjë, Universitetin e Granadës. Ajo një vit aplikoi që të mësoj në universitetin e Tiranës, me projektin e Erasmus plus. Ajo gjatë qëndrimit në Tiranë mësoi gjuhën shqipe dhe u njoftua nga afër me këtë gjuhë për të cilën gjatë kohë kishte pasur një simpati të veçantë. Ajo njeh shumë gjuhë si gjuhën spanjolle, shqipe, angleze dhe gjuhën frënge në nivel të lartë. Ndërsa gjuhën greke, kineze, rumune, armene, italisht për komunikim i kupton mirë dhe e flet në nivel të konsiderueshëm. Këtu pranë universitetit të UEJL-së në Tetovë, thotë ajo ekskluzivisht për revistën “ZAMAN”, më ka ngelur edhe 1 vit për tu bërë magjistër. Kur ti përfundoj studimet unë do të konsiderohem si magjistër i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Me këtë titull nëse arrijë mund ta studioj doktoraturën.

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë e mësova gjuhën shqipe
Ainhoa Feal në Universitetin e Tiranës, ka studiuar gjatë vitit akademik 2012/2013. ajo bëri transferimin për një vit akademik nëpërmjet Erasmus Plusit. “Nga Shtatori i viti 2012 jetova në Tiranë deri në Korrik të vitit 2013. Aty tha ajo, isha studente e ciklit të parë në drejtimin Intepretim dhe përkthim. Kalova rreth 10 lëndë në gjuhën frënge dhe gjuhën angleze. Më pas u ktheva në Spanjë dhe aty fillova masterin për përkthim për Audio Visuel, si dhe për ato personat që kanë problemin me komunikimit dhe autizmit. Kur isha në Tiranë kisha dëgjuar për Maqedoninë edhe kryeqytetin e Shkup si dhe qytetet e tjera, historinë, këngëtaret e estradës. Gjuha e Tiranës është më shumë letrare, ndërsa këtu për mua është shumë interesante sepse ka disa momente që këtu në Maqedoni nuk mund ti kuptoj fare se çfarë flasin”, citoi studentja, Ainhoa Feal.

Vendimin im që të studioj gjuhën shqipe për ato në Spanjë ishte tabu temë
Universiteti i Granadës është ndër universitetet më të mira në botë sipas shumë analizave. Universitetet në Spanjë dallojnë nga universitetet këtu. Sjellja ndaj meje sikurse nga koleget edhe profesorët është shumë e mirë. Fillimisht ato u habitën se si unë kam vendosur që të studioj gjuhën shqipe. Imazhi i shqiptarëve në Spanjë është shumë negativ sepse mediet atje raportojnë vetëm gjërat negative për këto vende. Prandaj kur profesorëve ju tregoja se do shkoj në Shqipëri për të studiuar ato nuk e pritën këtë shumë mirë. Në familjen time nuk ka pasur asnjë lidhje me Shqipërinë apo gjuhën shqipe. Por, unë kam ardhur këtu që një dit të shkoj në Spanjë dhe të hap një departament të gjuhës shqipe.

Objektiva kryesore është hapja e një departamenti të gjuhës shqipe në ndonjë universitet në Spanjë
Kam ardhur të studioj këtu për vetëm një qëllim apo objektiv. Dëshira ime është që pas përfundimit të studimeve është që të hap një departament të gjuhës shqipe në njërën nga universitetet në Spanjë. Gjuha shqipe është një gjuhë shumë e pasur dhe është ndër gjuhët më të lashta evropiane. Nuk jam e para që po studioj gjuhën shqipe ka edhe disa persona që më parë kanë studiuar gjuhën shqipe. Unë nuk jam personi i parë që kam njohur gjuhën shqipe, por ndoshta do jem personi i parë që është interesuar që në Spanjë për herë të parë të hapet departament në gjuhën shqipe theksoi Ainhoa Feal . Vite më parë në Madrid të Spanjës u hap shoqata e parë shqiptare. Kjo është shoqata e vetme shqiptare atje në Spanjë. Mendoj se edhe hapja e një departamenti të gjuhës shqipe në universitet do të aprovohet nga organet e shtetit.