Pasuria e bujkut të varfër…

Pasuria e bujkut të varfër…

Një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po punonte tokën. Ai pa se bujku ishte i gëzuar dhe e pyeti bujkun:

-O bujk po shoh se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote?

-Bujku iu përgjigj:
-Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.

– Mbreti i tha:

-Sa merr për punën që bën?

-Katër para për çdo ditë.

– Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para?
-Po, më mjaftojnë dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Allahut.

– Mbreti nuk po e kuptonte…

-Bujku i shpjegon:
– Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time.

Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tani janë të moshuar dhe nuk munden të punojnë, ndërsa paranë që e jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi.

Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbath dhe kur të plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Allahut është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.

Mbreti u çudit nga urtësia e bujkut të thjeshtë, e përgëzoi , i la një shumë parash dhe u largua.